Këshilli Bashkiak kërkoi Veliajn në mbledhje, SPAK i thotë “jo” kërkesës
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e planifikuar këtë të martë në orën 15:00. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kërkoi pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e sotme. Në kërkesën drejtuar SPAK dhe Burgjeve, Këshilli Bashkiak kërkonte që Veliaj të ishte i pranishëm fizikisht ose t'i mundësohej pjesëmarrjes përmes videokonferencës. Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet sot për të diskutuar reformën territoriale. Sipas propozimit të socialistëve, Rinasi së bashku me fshatrat Domje e Bërxullë do t'i bashkohen Bashkisë së Tiranës. Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon...
Burimi:
zeri.ai