KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka zgjeruar blerjet në tregun e energjisë gjatë shtatorit, duke e çuar në rreth 80 milionë euro vlerën totale të importeve të kontraktuara që nga vera, në një periudhë kur prodhimi vendas hidroenergjetik është kufizuar nga kushtet e pafavorshme hidrike dhe kërkesa për energji ka vijuar të rritet. KESH ka siguruar rreth 570 mijë MWh energji përmes procedurave të blerjes të zhvilluara gjatë muajve të fundit, me një vlerë totale të përllogaritur prej rreth 80.3 milionë eurosh. Pjesa më e madhe e importeve lidhet me periudhën 1 korrik–30 shtator, kur kompania kontraktoi 331,200 MWh energji me një çmim mesatar të ponderuar prej 125.47 euro/MWh, për një vlerë prej rreth 41.6 milionë euro. Në gusht, KESH shtoi edhe 109,950 MWh të tjera...