Kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

GJKKO ka rrëzuar këtë të enjte, kërkesën e ish Presidentit, Ilir Meta për pezullimin e afateve të paraburgimit gjatë vendimeve të ndërmjetme. Vendimi u mor në seancën e kësaj të enjteje, teksa një ditë më parë trupa gjykuese nuk u shpreh, lidhur me kërkesën e Metës, ndërsa shtyrja u kundërshtua nga vetë kreu i PL. Një ditë më parë, mbrojtja e Metës e konsideroi të pakuptueshme mos pezullumin e afateve të paraburgimit, duke kërkuar prishjen e vendimit pasi nuk plotëson standardet kushtetuese.