Kërcënonte ish-partneren, shqiptari e ndjek deri në piceri

Kërcënonte ish-partneren, shqiptari e ndjek deri në piceri

Një shqiptar është arrestuar në Mestre të Venecias, Itali, pasi dyshohet se përndiqte dhe kërcënonte vazhdimisht ish-partneren e tij. E frikësuar nga prania e tij, gruaja u detyrua të futej në tualetin e një picerie dhe të telefononte policinë për ndihmë. Sipas mediave italiane, efektivët mbërritën në vendngjarje pas njoftimit dhe arrestuan shqiptarin në flagrancë, nën dyshimin për përndjekje. Nga hetimet paraprake dyshohet se burri e kishte shqetësuar ish-partneren përmes telefonatave dhe mesazheve kërcënuese, si dhe ishte përpjekur ta takonte disa herë në ambientet që ajo frekuentonte. Për shkak të kësaj sjelljeje, gruaja kishte përjetuar ankth të vazhdueshëm dhe ishte detyruar të ndryshonte rutinën e saj të përditshme për të shmangur kontaktet me të. Ngjarja mori një tjetër drejtim kur shqiptari u shfaq në picerinë...