Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

Këngëtari kosovar Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është dënuar me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë për një çështje penale që lidhet me posedimin e paligjshëm të armës, kanosjen dhe dëmtimin e pasurisë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Edita Çanta. Sipas vendimit, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës, e cila zgjat dy vite. Përveç dënimit me kusht, gjykata e ka dënuar atë edhe me 6 mijë euro gjobë. Rasti lidhet me një incident në një studio muzikore në Kosovë. Sipas akuzës, Gjesti kishte hyrë në ambientet e studios duke poseduar një armë zjarri, tip pistoletë, dhe kishte kanosur pronarin e saj pas një konflikti lidhur...