Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

 Polcia e e Elbasanit ka vënë në pranga një person, i dyshuar se ka kanosur me armë zjarri punonjësit e policisë, të cilët ishin angazhuar për kapjen e vëllait të tij të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të Policisë, 41-vjeçari me iniciale B.B, jetonte në Elbasan, ndërsa në lagjen “Visarion xhuvani” ka kanosur me armë katër punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan. Vijojnë kërkimet për kapjen e vëllait të tij, të shpallur në kërkim. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Njoftimi i policise DVP Elbasan Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait...