Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Asociacioni i Gazetarëve: Rasti të hetohet me urgjencë

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Asociacioni i Gazetarëve: Rasti të hetohet me urgjencë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me shqetësim të thellë dhe ka dënuar kërcënimin e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit, Osman Stafa. Sipas kallëzimit të depozituar në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, gazetari ka marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese në rrjetin social Facebook, ku i shkruhej “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”. Kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të publikuar nga Stafa gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit, ku dokumentoheshin veprimet e disa personave me rroba civile gjatë ndalimit të një protestuesi. AGSH vlerëson se kërcënimet e tilla përbëjnë një sulm të rëndë ndaj sigurisë individuale të gazetarit, lirisë së medies dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Reagimi i plotë: Asociacioni...