Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa/ Policia: Referuam në Prokurori 3 vepra penale
Pas kërcënimit me vdekje në rrjetet sociale të gazetarit Osman Stafa, policia ka dalë me njoftim zyrtar. Në reagimin e saj, Policia bën me dije se kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për tre vepra penale. Mesazhi, sipas Policisë, dyshohet se është dërguar nga një llogari e falsifikuar. Në kuadër të veprimeve hetimore po punohet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 186/a, 121/a dhe 84 të Kodit Penal. Njoftimi i policisë Policia e Shtetit Strukturat e Policisë së Shtetit kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së...
Burimi:
syri.net