Kërcënime me jetë nga të fortët, dëshmia e vartëses që per Belinda Ballukun
Fiks Fare ka siguruar ekskluzivisht dëshmitë e grupit të prokurorëve që po hetojnë zv.kryeministren Belinda Balluku, të dhëna në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në mbledhjet e datave 19 dhjetor 2025 dhe 23 shkurt 2026. Në këto mbledhje, grupi i prokurorëve, të kryesuar nga drejtuesi i SPAK z. Klodian Braho dhe prokurori Dritan Prençi, lexuan para deputetëve dëshminë e Mirzeta Kashnicës, punonjëse në Ministrinë e Infrastrukturës, dhënë para prokurorëve të SPAK-ut, pasi ka bashkëpunuar dhe ka treguar shkeljet e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Prokurori i çështjes Dritan Prençi tregoi detaje nga dosja, duke rrëfyer se dëshmitarja është kërcënuar me jetë, nga të fortë dhe punonjës të kabinetit të ministres. Organi i akuzës kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, nëpërmjet zëvendësimit të...
Burimi:
sot.com.al