Keqkuptimi me takimet e së premtes!
Nga Lutfi Dervishi Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes në orën 17:00. Njerëzit kanë kujtuar se do të shkojnë atje për të qarë hallet e tyre. Jo mor zotni. Do të shkoni për të dëgjuar hallet e qeverisë. Po të përdorim kandarin pas 13 vjetësh në pushtet, qeveria ka më shumë halle se i gjithë populli bashkë. Por shqiptarët, nga natyra janë egoistë. Mendojnë vetëm për hallin e vet. Qeveria ka hall se rropatet ditë e natë për këtë popull dhe prapëse prapë ka të pakënaqur. Qeveria ka hall se disa prokurorë dhe gjyqtarë ende nuk e kanë kuptuar si funksionon ndarja e punëve: tenderët, PPP-të dhe investimet strategjike janë për miqtë dhe familjarët, ndërsa ligji është për kundërshtarët. Ka...
Burimi:
ntv.al