Kënga “Sali Berisha” në protestën e PD-së, Balla publikon videon e të moshuarit duke kërcyer

Kënga “Sali Berisha” në protestën e PD-së, Balla publikon videon e të moshuarit duke kërcyer

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike këtë të shtunë, përballë Kryeministrisë. Në videon e publikuar nga Balla, shfaqet një burrë i moshuar duke kërcyer nën ritmet e këngës “Sali Berisha”, të kënduar nga Fatmira Breçani. Pamjet janë shoqëruar me një koment ironik nga ana e deputetit socialist, i cili shkruan: “Ja dhe himni i studentëve”. Përmes këtij reagimi, Balla ka ironizuar protestën e organizuar nga opozita, duke e lidhur këngën që dëgjohet në video me pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike. Protesta u zhvillua këtë të shtunë përballë selisë së qeverisë, ku mbështetës të opozitës u mblodhën për të shprehur qëndrimet e tyre...