‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur gjerësisht si “djali i flamurit” të protestave, të martën më 3 nëntor. Njëri prej tyre i merr nga duart flamurin e madh, ndërsa të tjerët e shoqërojnë. “Kemi urdhër nga lart”, i thanë policët Jeminit, përpara se ta shoqëronin në komisariat për pjesmarrjen në protestën paqësore përpara Kryeministrisë. Jemini i tha BIRN se nga komisariati doli pas disa orësh, me një fletë gjobe prej 5 mijë lekësh në duar. “Nuk e di sa gjoba kam marrë, janë bërë katër-pesë deri tani,” tha ai, duke këmbëngulur se nuk ka kryer asnjë veprim që të justifikojë sanksionin. “Nuk kam bërë asgjë për gjobë”. Dy prej procesverbaleve të...
Burimi:
gijotina.com