Këlni mirëpret edicionin e parë të “Albanian Film Festival”, hapet me filmin “Krejt e thirrin Rexhën”

Këlni mirëpret edicionin e parë të “Albanian Film Festival”, hapet me filmin “Krejt e thirrin Rexhën”

Kinematografia shqiptare do të jetë në qendër të vëmendjes në Këln të Gjermanisë, ku nga 26 deri më 29 shtator do të mbahet edicioni i parë i “Albanian Film Festival Këln”. Gjatë katër ditëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë 15 filma të regjisorëve shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa programi do të pasurohet edhe me muzikë live, art pamor dhe bashkëbisedime me kineastë e artistë. Festivali, i organizuar me iniciativën e anëtarëve të “ABC Book Club Këln”, do të zhvillohet në Filmhaus Këln dhe synon të krijojë një hapësirë të re për promovimin e filmit dhe kulturës shqiptare në Gjermani. Edicioni i parë do të hapet më 26 shtator, në orën 18:45, me filmin nga Maqedonia e Veriut “Krejt e thirrin...