Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe pretendimet për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve. Në një reagim në rrjete sociale, Këlliçi thotë se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ermal Nufit, ndërsa deklaron se këta të fundit sipas tij, pas akuzave, duhet të japin dorëheqjen. Postimi i plotë: Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK! Faktet dhe dëshmitë e publikuara sonte e nxjerrin qeverinë e Kryeministrit Edi Rama të përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve. Në një intervistë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, dhënë për Çim Peka Live, në Syri Tv, publiku mësoi se si miku i Edi Ramës, izraeliti Ron Yeffet...
Burimi:
gijotina.com