Këlliçi poston mesazhin e qytetarit të dhunuar nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë: Urdhëroi me fjalët, ‘tërhiqeni zvarrë’

Këlliçi poston mesazhin e qytetarit të dhunuar nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë: Urdhëroi me fjalët, ‘tërhiqeni zvarrë’

Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka postuar në faqen tij në facebook një denoncim të një qytetari i cili është dhunuar personalisht nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë, Florenc Sulçe Mesazhi: Ndiqni denoncimin e një qytetari të Tiranës i cili pak ditë më parë është dhunuar personalisht nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë, Florenc Sulçe. Përshëndetje! Ditën e mërkurë, dt. 21 tetor, po kaloja i vetëm në Bulevard, midis Min. të Brendshme dhe asaj të Ekonomisë. Në krahë kalojnë tre adoleshentë dhe shikoj se një person me rroba të zeza dhe kapuç e kap për krahu njërin dhe po e kërcënonte se nga po ikën... Çfarë ke vjedhur... Adoleshenti dukej i frikësuar dhe thoshte po, po, i thoshte po, ik rrugës. Në këtë moment...