Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian lidhur me situatën politike në Shqipëri. Këlliçi i cilëson deklaratat e eurodeputetëve, veçanërisht ato të kreut të Komisionit të Jashtëm, David McAllister, si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe propagandës së tij. Sipas Këlliçit, në Bruksel u evidentuan korrupsioni, padrejtësitë dhe brutaliteti policor si shkaqet e revoltës qytetare, ndërsa propaganda e qeverisë për agjentë të huaj dhe skenarë destabilizues nuk qëndron. Ai thekson se zgjidhja e krizës politike kalon përmes largimit të Ramës, krijimit të një qeverie teknike dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Postimi i plotë: Parlamenti Europian rrëzon Ramën bashkë me propagandën e tij banale! Qëndrimet sot...
Burimi:
gijotina.com