Këlliçi në krah të studentëve: Largimi i Ramës, qeveri teknike dhe zgjedhje
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se opozita mbështet protestën studentore dhe kërkesat e të rinjve, gjatë tubimit të thirrur nga PD para Kryeministrisë. Sipas tij, qytetarët duhet t’u bashkohen studentëve, ndërsa kauzat e protestës lidhen me largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këlliçi e cilësoi të pafalshme mungesën e mbështetjes për studentët, duke theksuar se opozita e sheh lëvizjen e tyre si pjesë të kërkesave për ndryshim politik në vend. Gjatë deklaratës, ai u ndal edhe te përplasja mes kryeministrit Rama dhe studentit Jon Sinoimeri. Këlliçi akuzoi kreun e qeverisë se po përdor deklaratat publike për të frikësuar dhe intimiduar të rinjtë që marrin pjesë në protestë. “Dje studenti...
Burimi:
ntv.al