“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

“Të ndërpresë depërtimin dhe nxjerrjen e informacionit të klasifikuar, të ndryshojë faqen e SHISH dhe të rikthejë besueshmërinë e institucionit”. Këto janë disa nga prioritetet që eksperti i sigurisë Xhavit Shala, i sugjeroi drejtueses së sapo zgjedhur të SHISH, Esmeralda Hasani në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. “Po vjen në një situatë ku ajo që ishte para është nën arrest. Kjo do ketë një detyrë shumë të madhe të ndryshojë faqen e institucionit se u anatemua shumë. Do t’i duhet të ndërpresë nëse nuk është ndërprerë mundësinë e depërtimit e shkeljes së kornizës së informacionit të klasifikuar. Kjo është detyrë imediate”, tha Shala në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Sipas tij drejtuesja e re e SHISH duhet...