Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë ‘ruse’ në Serbi?
Me pretendimet se ka bekimin e patriarkut rus dhe mbështetjen e një zyrtari të lartë të Dumës ruse, në Serbi është themeluar edhe një parti e pakicës ruse. Është e njëmbëdhjeta me radhë, edhe pse komuniteti i pakicës ruse është i 16-ti për nga numri në Serbi dhe ka pak më shumë se 10.000 pjesëtarë. Përfaqësues i Partisë së sapothemeluar të Unitetit Ruso-Serb (SRSJ) është Rade Saviq nga Smedereva. Në faqen e internetit të partisë thuhet se synime të saj janë: angazhimi për ndërtimin e një Serbie të begatë, heqja dorë nga kandidatura për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe “forcimi i aleancës” me “vëllezërit rusë”. Për pozitën e pakicës kombëtare ruse në Serbi nuk thuhet asgjë. “Nëse përvoja na mëson diçka, ka shumë të ngjarë...
Burimi:
syri.net