Katër xhudistë nga Kosova në Kampionatin Botëror në Baku

Katër xhudistë nga Kosova në Kampionatin Botëror në Baku

Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror për Seniorë, i cili nis nesër, më 4 tetor, në Baku të Azerbajxhanit dhe zhvillohet deri më 10 tetor për garat individuale. Gara do të mbahet në kuadër të një prej ngjarjeve kryesore të kalendarit ndërkombëtar të xhudos. Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, në këtë kampionat do të garojnë Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë, Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë, si dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të zbresin në tatami më 6 tetor, Laura Fazliu më 7 tetor, ndërsa Shpati Zekaj më 8 tetor. Të dhënat e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos konfirmojnë pjesëmarrjen e katër garuesve të Kosovës në Kampionatin...