Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri drejt fitores

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri drejt fitores

Zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara po prodhojnë një hartë të re politike dhe një seri momentesh historike që po ndryshojnë përfaqësimin në institucionet amerikane. Nga ana tjetër, katër kandidatë me origjinë shqiptare u përfshinë në garë, por rezultatet paraprake nuk ishin të favorshme për shumicën prej tyre. Joe Hoxha rezultonte në avantazh, ndërsa tre kandidatët e tjerë nuk arritën të siguronin fitoren. Hoxha përfaqësues aktual republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, kryesonte garën në distriktin 78 me rreth 1.8 pikë përqindjeje diferencë. Sipas të dhënave të Decision Desk HQ, deri në mëngjesin e së mërkurës ishin numëruar mbi 95 për qind e votave, por rezultati nuk ishte certifikuar ende zyrtarisht. Rezultati ishte krejt ndryshe për Diamant Hysenenajn, i cili garoi për...