Kategoria Superiore/ Siguroi qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, Vora rinovon kontratën me trajnerin

Kategoria Superiore/ Siguroi qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, Vora rinovon kontratën me trajnerin

Vora arriti të sigurojë mbijetesën në Kategorinë Superiore dhe klubi vendosi të shpërblejë trajnerin e saj, Arjan Bellaj. Klubi i periferisë së kryeqytetit rinovoi kontratën me teknikun gjirokastrit, një lajm që e konfirmoi vete Vora përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale. Në komunikatën e saj Vora, pasi vlerësoi në maksimum punën e bërë nga trajneri, bëri të ditur zgjatjen e bashkëpunimit me Arjan Bellaj edhe për një sezon tjetër. Njoftimi i plotë i klubit të Vorës Arjan Bellaj rinovon edhe për një sezon tjetër. Klubi i Vorës do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Arjan Bellaj edhe për një sezon tjeter. Pas rezultateve pozitive dhe punës së shkëlqyer të bërë në drejtimin e skuadrës, presidenca dhe tekniku kanë shtrënguar duart për të vijuar projektin...