Kategoria Superiore/Përcaktohet kalendari i javëve të fundit të sezonit të rregullt

Kategoria Superiore/Përcaktohet kalendari i javëve të fundit të sezonit të rregullt

Kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi i sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore dhe Fedarata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e 7 ndeshjeve të mbetura të kësaj faze si dhe oraret e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kështu, java e 30 do të luhet në 3 ditë në datat; 3, 4 dhe 5 prill. Ndërsa në 8 prill  në orën 16:00 do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Edhe ndeshjet e javës së 31 do të luhën në tre ditë, në 11, 12 dhe 13 prill, ashtu sikurse edhe sfidat e javës së 32 që do të luhen në 17, 18 dhe 19 prillë. Në javën e 33 spikat Derbi i Kryeqytetit, Tirana-Partizani që do të luhet në...