Kategoria Superiore drejt fundit, cila skuadër do të ngrejë trofeun e kampionit?
Dita e dielë është dita kur Kategoria Superiore do të ulë siparin e saj dhe ku do të mësojmë se cila do të jetë skuadra që do të ngrejë trofeun e kampionit. Në orën 19:00 të 31 majit do të luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së Final Four, ndeshje që do të japin edhe verdiktin përfundimtar. Tashmë në lojë për triumfin final janë pikërisht Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia që do të kërkojnë të bëjnë gjithçka për të fituar trofeun e lakmuar. Në ‘Air Albania Stadium’ do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit në një përballje direkte mes tyre, ndërsa Egnatia do të luajë me Dinamon në ‘Elbasan Arena’. Skuadra e Nevil Dedes e ka fatin në dorën e saj dhe një fitore...
Burimi:
top-channel.tv