Kategoria e Parë nis sezonin e ri, gjashtë përballje emocionuese në javën e parë

Kategoria e Parë nis sezonin e ri, gjashtë përballje emocionuese në javën e parë

Sezoni i ri i Kategorisë së Parë ngre siparin këtë fundjavë, me gjashtë përballje që premtojnë emocione, rivalitet dhe spektakël në fushën e lojës. Java e parë do të startojë të shtunën, më 5 shtator, me tri ndeshje që do të luhen në orën 16:00. Iliria – Pogradeci, Kukësi – Besëlidhja dhe Bylis – Sopoti do të jenë sfidat që do të hapin zyrtarisht sezonin e ri të kampionatit. Të dielën, më 6 shtator, do të zhvillohen edhe tri përballjet e tjera të javës së parë. Në orën 16:00 do të zbresin në fushë Korabi – Oriku, Besa – Flamurtari dhe Burreli – Kastrioti, duke kompletuar programin e javës së parë Një sezon i ri nis me objektiva të mëdha për të gjitha skuadrat, në...