Kategoria e Parë, java e tetë: Dominojnë ekipet vendase, ndryshon kreu i renditjes
Është mbyllur java e 8-të e kampionatit të Kategorisë së Parë, me gjashtë takime të zhvilluara mes të mërkurës dhe të enjtes, që sollën rezultate të rëndësishme edhe për kreun e renditjes. Pas përfundimit të javës së 8-të, Iliria dhe Kukësi kryesojnë renditjen me nga 15 pikë. Iliria siguroi tri pikë pas fitores 2-1 ndaj Flamurtarit, në përballjen e fundit të kësaj jave, ndërsa Kukësi mposhti Kastriotin me rezultatin 1-0. Në ndjekje të dy skuadrave kryesuese janë Besa dhe Pogradeci, me nga 14 pikë. Besa barazoi pa gola në transfertën ndaj Bylisit, ndërsa Pogradeci ndau pikët me Orikun, pas barazimit 0-0. Në takimet e tjera të javës së 8-të, Korabi fitoi 1-0 ndaj Burrelit, ndërsa Besëlidhja regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mposhtur...
Burimi:
telesport.al