Kategoria e Parë: Besa me super fitore ndaj Sopotit, edhe Bylis me Korabin triumfojnë në transfertë
12 Shtator 2026 19:24 Telesport Është mbyllur java e dytë e Kategorisë së Parë për sezonin 2026/27. Besa regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke triumfuar 4-0 në transfertë ndaj Sopoti. Një rezultat të rëndësishëm mori edhe Iliria, që mposhti 3-1 Kukësin në shtëpi. Në transfertë fitoi Bylisi, që siguroi tri pikët ndaj Orikut me rezultatin 2-1. Të njëjtin rezultat regjistroi edhe Korabi, që triumfoi 2-1 ndaj Besëlidhjes. Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Pogradeci mori fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur 2-1 Kastriotin. Java e dytë u hap të premten me përballjen Flamurtari – Burreli, e cila përfundoi në barazim 1-1.
Burimi:
telesport.al