Katastrofë natyrore në Nepal, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet shkaktojnë dhjetëra viktimë (VIDEO) –
Një rrëshqitje e re dheu e madhe ndodhi në distriktin Mustaq, në Nepalin verior. Pamjet video kapin një shpat të tërë mali që shembet, duke përfshirë bimësinë dhe ndërtesat drejt lumit Kali Gandaki në fshatin Lete. Një mal u shemb në një lumë në Nepal, gjatë një serie rrëshqitjesh dheu dhe ortekësh që goditën të gjithë vendin. Që nga e enjtja e kaluar, shirat e rrëmbyeshëm në zonat malore të Nepalit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 21 personave, sipas agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive të Nepalit. Rrëshqitja e fundit e dheut ndodhi ndërsa Nepali përpiqet të rimëkëmbet nga përmbytjet vdekjeprurëse të shkaktuara nga shkrirja e akullnajave që vranë më shumë se 1,450 njerëz. Më shumë se...
Burimi:
javanews.al