Katania: Hiri vullkanik i Etnës shkakton sërish ndërprerje fluturimesh
Bota E Hënë, 28 Shtator 2026 17:33 Kufizimet e fluturimeve në Aeroportin e Katanisë në Itali u zgjatën të hënën, pas ndërprerjeve të shërbimeve gjatë fundjavës. Një re e dendur hiri, që buron nga vullkani i afërt Etna, ka shtyrë autoritetet të ndalojnë fluturimet. Operatori i aeroportit sicilian, SAC, njoftoi se të gjitha operacionet e fluturimit në qendrën ajrore ishin pezulluar deri të paktën në mesnatën e së hënës me orën lokale (2200 GMT/UTC). SAC theksoi se, aty ku ishte e mundur, mbërritjet dhe nisjet po transferoheshin në aeroportet e tjera të Sicilisë, në Palermo dhe Komiso. Katania është aeroporti i pestë më i ngarkuar i Italisë dhe qendra më e madhe e Sicilisë. Operatori këshilloi pasagjerët të kontrollonin statusin e fluturimeve të tyre përpara...
Burimi:
kohajone.com