Kaso: Rama ndryshoi rregullat për mandatin e tretë, PD kërkon lista 100% të hapura dhe rikthimin e koalicioneve
Partia Demokratike kërkon zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020 në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, rikthimin e formulës së koalicioneve parazgjedhore, listat 100% të hapura dhe një sistem proporcional kombëtar me një zonë të vetme zgjedhore. I ftuar në A2, deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se ndryshimet e bëra nga mazhoranca vetëm katër muaj pas marrëveshjes së 5 qershorit 2020 ndryshuan rregullat e garës zgjedhore dhe eliminuan formulën e mëparshme të koalicioneve. Kaso theksoi se PD kërkon që partitë të garojnë brenda koalicioneve me listat dhe siglat e tyre, duke siguruar përfaqësimin në Kuvend sipas fuqisë së tyre elektorale. Ndërsa për zhbërjen e ndryshimeve të vitit 2008, deputeti demokrat sqaroi se nevojitet një reformë e thellë kushtetuese dhe shumica prej 93 votash...
Burimi:
syri.net