KAS lë në fuqi mandatin e Kreshnik Hajdarit, PD: Do ta çojmë çështjen në çdo shkallë gjyqësori
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), më 27 gusht la në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, duke i lejuar Kreshnik Hajdarit të vijojë mandatin si kryetar i Bashkisë së Kuçovës. Në një deklaratë për mediat, sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Marash Logu, e cilësoi vendimin e KAS si një “goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës” dhe një përpjekje për të zhbërë Ligjin për Dekriminalizimin. “Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në fuqi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, përbën një goditje të rëndë të shtetit të së drejtës dhe një cenim të drejtpërdrejtë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve e votës së lirë. Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si...
Burimi:
kohajone.com