Karrige, beton dhe ftesa per dialog: Preç Zogaj paralajmëron Ramen per revolten e të rinjve

Karrige, beton dhe ftesa per dialog: Preç Zogaj paralajmëron Ramen per revolten e të rinjve

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar përgjigjen që po u jep Rama studentëve me ftesën për dialog, i quajti inskenime nxjerrjet e karrikeve përpara selisë së Kryeministrisë. Zogaj tha se Rama nuk po lexon arsyet e thella dhe pakënaqësitë e gjeneratës Z. “Dialogu është fjalë e bukur, i vetmi mjet që zgjidh konfliktet, edhe luftrat në tryezën e bisedimeve janë zgjidhur. Edhe në Shqipëri krizat janë zgjidhur me dialog. Por nuk jemi këtu, dialogu nuk është në rendin e ditës. Ajo që bën kryeministri është inskenim, një herë karriket pastaj këto të betonit, një mizanskenë për të treguar që jam i dialogut. Aty s’ka kush vjen. Kryeministri dhe PS e dinë me kohë që kjo protetë nuk ka kërkesa të karakterit sindikalist as ato të vitit...