Karriera/ Kush është ministri i ri i Brendshëm? Ervin Demo, nga pedagog dhe kryebashkiak i Beratit, në kabinetin “Rama”

Karriera/ Kush është ministri i ri i Brendshëm? Ervin Demo, nga pedagog dhe kryebashkiak i Beratit, në kabinetin “Rama”

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar disa ndryshime në qeveri ku nga kjo e premte në krye të Ministrisë së Brendshme do të vendoset Ervin Demo. Demo prej shtatorit të vitit 2025 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, detyrë që tani do e kryejë baskë me atë të Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë me ndryshimet e kësaj të premte kjo ministri gjithashtu do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme duke sjellë që nuk do të ketë një zëvëndësues për postin që mbante Demo. Përpara se të merrte postin e ministrit, Demo drejtoi Bashkinë e Beratit nga 2019 deri në 2025. Në vitet 2017-2018 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Zëvendësrektor...