“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot (9 tetor) nismën “Shkalla e Meritës”, pjesë e reformës për administratën, me synimin që avancimi në karrierë të lidhet me performancën dhe rezultatet e punonjësve. Gjatë prezantimit, Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar përmirësime në reformën e administratës publike, duke iu referuar vlerësimeve të SIGMA-s, instrumentit që mat cilësinë dhe funksionimin e administratave publike. Sipas kryeministrit, sfida kryesore mbetet garantimi i një administrate ku punonjësit vlerësohen për kontributin e tyre dhe ku performanca ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin profesional. Rama tha se anketa e zhvilluar me nëpunësit civilë ka evidentuar pakënaqësi lidhur me mënyrën e vlerësimit dhe mundësitë për avancim në karrierë. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve mendojnë se përpjekjet dhe rezultatet në punë nuk bëjnë mjaftueshëm diferencë...
Burimi:
javanews.al