Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë me dije se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit është zgjatur edhe për pesë vite të tjera. Sipas ministrit, zgjatja e marrëveshjes përbën një lehtësi për qytetarët e të dy vendeve, duke u mundësuar atyre të vijojnë procedurat e konvertimit të lejeve të drejtimit sipas rregullave në fuqi. Ky zhvillim lidhet gjithashtu me besueshmërinë e sistemit shqiptar të lejeve të drejtimit dhe standardet që zbaton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në procesin e pajisjes së qytetarëve me leje drejtimi, në përputhje me praktikat dhe standardet evropiane. Zgjatja e marrëveshjes pritet të lehtësojë procedurat për mijëra qytetarë që lëvizin dhe jetojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ruajtur...