Karakaçi: Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të administrohet nga shteti
Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të administrohet nga një subjekt shtetëror, sipas projektligjit të miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, i cili synon ndryshimin e mënyrës së mbajtjes dhe menaxhimit të kësaj rezerve. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se projektligji sjell një ndryshim të plotë të qasjes aktuale, pasi rezerva e sigurisë nuk do të mbahet më nga operatorët privatë. “Me anë të këtij projektligji bëjmë një ndryshim të plotë të qasjes aktuale, ku rezerva aktuale e hidrokarbureve mbahet nga operatorët privatë. Me anë të këtij akti ligjor, mbajtja e rezervës së sigurisë së hidrokarbureve bëhet nga një subjekt shtetëror, duke i dhënë një garanci dhe siguri mbajtjes dhe përdorimit, siç e përcakton ligji”, tha Karakaçi. Ministri...
Burimi:
kohajone.com