Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka bërë me dije nisjen e punimeve në Durrës për një nga projektet më të rëndësishme në modernizimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në qytet. Sipas Karakaçit, projekti mbështetet nga një grant prej rreth 85 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, që përbën, sipas tij, grantin më të madh të dhënë nga BE-ja për një projekt në Shqipëri. Financimi do të plotësohet edhe nga Agjencia Franceze për Zhvillim. “Nisim sot në Durrës punimet për një nga investimet më të rëndësishme për qytetin dhe për transformimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura. Një projekt i mbështetur me grantin më të madh të dhënë nga Bashkimi Evropian për një projekt...