Karakaçi: 35.15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027-ën

Karakaçi: 35.15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027-ën

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të financojë me 35,15 miliardë lekë zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vitin 2027. Ministri Enea Karakaçi, tha se “ky është fondi që buxheti i akordon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zhvillimin e rrugëve”. “35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në vitin 2027. Ky është fondi që buxheti i akordon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zhvillimin e rrugëve. Por, përtej shifrës, çfarë do të thotë kjo konkretisht? Dy projekte madhore, autostrada Tiranë–Durrës dhe aksi Tiranë–Ndroq–Plepa, do të financohen tërësisht nga buxheti i shtetit, duke krijuar kushtet për përshpejtimin e punimeve dhe përfundimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër. Ndërkohë, një tjetër vepër e rëndësishme, bypassi i Elbasanit, kalon tashmë në një skemë të re financimi...