Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi
Një 40-vjeçar i dënuar me më shumë se 21 vite burg nga drejtësia italiane është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Bëhet fjalë për Ornado Çeta alias Ceta, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Saukut gjatë një operacioni të zhvilluar nga sektori FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për përfundimin e procedurave që do të mundësojnë ekstradimin e tij drejt Italisë. Sipas Policisë së Shtetit, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Triestes e kishte dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale. Ai është shpallur fajtor për vjedhje të...
Burimi:
javanews.al