Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

Një shtetas malazez, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një grup kriminal, është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Malit të Zi. Bëhet fjalë për shtetasin A.S, 52-vjeç banues në Podgoricë. Ai u lokalizua dhe u kap në fshatin Zogaj, pranë kufirit me Malin e Zi, gjatë kontrolleve për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendim të datës 27 nëntor 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Sipas autoriteteve malazeze, ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e narkotikëve. Ndërkohë, Interpol Tirana,...