Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

Një shtetas malazez, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një grup kriminal të përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Malit të Zi. A2CNN mëson se bëhet fjalë për Aleksandar Sekulic, banues në Podgoricë. Arrestimi i 52-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Zogaj”, të finalizuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ai u lokalizua dhe u kap në fshatin Zogaj, pranë kufirit me Malin e Zi, gjatë kontrolleve për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendim të datës 27 nëntor 2023, kishte caktuar ndaj tij masën...