Kapet kokainë në portin e Durrësit, vlera përllogaritet afro 2 milionë euro
Një tjetër rast i trafikimit të kokainës është goditur në Portin e Durrësit, ku Policia ka sekuestruar mbi 41 kilogramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur në rreth 2 milionë euro. Droga u zbulua gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumenteve transportonte mish pule. Ky është rasti i tretë i tentativës për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit brenda një muaji. Njofton Policia Port, Durrës/ Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë. Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth...
Burimi:
kohajone.com