Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari

Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari

Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari Një 35-vjeçar është arrestuar gjatë natës pranë fshatit Shkallë, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Sarandë, emigrantët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri përmes kufirit tokësor me Greqinë. Operacioni i koduar “Tranzit 2” përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 35 vjeç, lindur Ukrainë dhe banues në Venecia, Itali. Furgoni me të cilin po transportoheshin shtetasit e huaj u sekuestrua nga policia. Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se destinacioni përfundimtar i emigrantëve ishte Italia dhe se pagesa për transportimin ishte 2 800 euro për person. Për 21 shtetasit, shuma e përgjithshme e dyshuar arrin në 58...