Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro
41 kg e 350 gramë kokainë janë kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve në kontenier. Mësohet se droga e fortë është trafikuar nga Brazili me qëllim futjen në tregun shqiptar. Gjatë kontrollit të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule, policia konstatoi në kapakët e jashtëm të tij 37 paketime me kokainë. Vlera në treg e kokainës së kapur mësohet se arrin rreth 2 milion euro. Ky është rasti i tretë i tentativës për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit brenda një muaji. Njoftimi i Policisë: Port, Durrës/ Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë. Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë...
Burimi:
gijotina.com