Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin, interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana

Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin, interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana

Tingujt tradicionalë të Labërisë, që këtë vit kanë marrë jehonë edhe përmes një produksioni të madh hollivudian, synojnë të përcillen te brezat e rinj përmes një nisme të veçantë të mjeshtrit të instrumenteve popullore, Vendim Kapaj. Për të tretin vit radhazi, Kapaj do të zhvillojë në Vlorë një kurs falas për mësimin e fyellit dhe instrumenteve të tjera tradicionale, duke u krijuar mundësi të rinjve dhe të apasionuarve pas muzikës popullore të njihen nga afër me këtë pasuri të trashëgimisë shqiptare. Në një prononcim për ATSH-në, Kapaj theksoi se interesi për kursin është rritur ndjeshëm, ndërsa këtë vit pjesëmarrësit vijnë jo vetëm nga zonat e Labërisë, por edhe nga Tirana. “Ky është viti i tretë radhazi që ofroj kursin falas të fyellit. Interesi këtë vit...