Kaosi i pagave/ Braçe ‘GODET’ KLGJ dhe KLP: Të kërkojnë ndjesë

Kaosi i pagave/ Braçe ‘GODET’ KLGJ dhe KLP: Të kërkojnë ndjesë

Deputeti socialist Erion Braçe ka ashpërsuar tonet ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me përplasjen për pagat e magjistratëve. Duke folur në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Braçe kërkoi që përfaqësuesit e KLGJ-së dhe KLP-së të paraqiten para deputetëve dhe të japin shpjegime për qëndrimin e tyre. Sipas tij, dy institucionet kanë marrë një kompetencë që Kushtetuta ia njeh Kuvendit. Braçe argumentoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i ngarkon KLGJ-në dhe KLP-në me përcaktimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ia atribuon këtë përgjegjësi Parlamentit. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i kërkon KLGJ-së dhe KLP-së të caktojë rrogën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. I kërkon Parlamentit”, deklaroi Braçe. Deputeti socialist kritikoi gjithashtu kallëzimet e bëra ndaj ministrit...