Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Një debat i ashpër dhe me tone të larta ka shpërthyer në parlamentin e Izraelit gjatë fjalimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, pasi ish-kryeministri Naftali Bennett e ndërpreu atë, duke ngritur pikëpyetje për Katarin dhe hetimet mbi sulmin e 7 tetorit 2023. Në përplasjen verbale u përfshi edhe bashkëshortja e kryeministrit, Sara Netanyahu, e cila nga vendi i saj iu drejtua me tone të ashpra Bennett-it, duke e quajtur “të pavlerë” dhe “të paturpshëm”. Gjithçka nisi kur Bennett ndërpreu fjalimin e Netanyahut, duke e pyetur për këshilltarët e tij që, sipas tij, kishin lidhje me Katarin, si dhe për hetimin mbi ngjarjet e 7 tetorit. “Po këshilltarët tuaj nga Katari? A janë mirë? Po hetimi për ngjarjet e 7 tetorit?”, iu drejtua Bennett kryeministrit. Në debat...