KAOS në Kuvend! Demokratët godasin tavolina, Pelishi kalon në votim, Noka merr kartonët e mazhorancës
pamje nga kuvendi TIRANË-Në rikthimin në seancë pas pushimit, opozita ka përmbysur karriget dhe ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren. Mes kaosit kryeparlamentari Niko Peleshi ka kaluar rendin e ditës për votim. Vendimi i PS ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ka marrë deputetëve të Partisë Socialiste kartonat jeshilë të votimit.
Burimi:
zeri.ai