Kaos në hapësirën ajrore të Europës, alarm për bombë në të paktën 25 fluturime… Detajet

Kaos në hapësirën ajrore të Europës, alarm për bombë në të paktën 25 fluturime… Detajet

25 alarme të rreme për bomba shkaktuan kaos në hapësirën ajrore evropiane, ashtu siç ndodhi edhe më 3 nëntor, kur shtatë avionë morën njoftime për praninë e eksplozivëve në bord. Dy alarme të rreme për bomba u raportuan në orët e para të mëngjesit për dy fluturime që ishin nisur nga Dublini dhe Helsinki, me destinacion Romën. Dy njoftime të tjera u regjistruan për një avion të nisur nga Milano drejt Varshavës dhe një tjetër drejt Bukureshtit. Një avion tjetër që ishte nisur nga Varshava u detyrua të kryente ulje emergjente në Bruksel, pas një tjetër alarmi të rremë. I njëjti njoftim, sërish i rremë, u raportua edhe për tri fluturime të kompanisë Ryanair, të nisura nga Kopenhaga, Madridi dhe Londra Stansted. Një tjetër alarm...