Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Një ndërprerje masive në sistemet e Microsoft ka shkaktuar kaos në mbarë botën, duke lënë miliona përdorues pa akses në shërbime thelbësore si Outlook dhe Teams për më shumë se 12 orë. Problemi ka prekur jo vetëm punonjësit e kompanive të ndryshme, por edhe institucione të rëndësishme, përfshirë banka, qeveri dhe gjykata në disa vende. Sipas platformës Downdetector, raportimet për ndërprerjen u përhapën në 74 shtete dhe territore brenda rreth një ore. Në Shtetet e Bashkuara, punonjës të disa kompanive u detyruan të largoheshin më herët nga puna për shkak të pamundësisë për të përdorur sistemet. Ndërkohë, në Hong Kong, punonjës të bankave të njohura si Morgan Stanley dhe Goldman Sachs konfirmuan për CNN se ndërprerja kishte penguar aktivitetin e tyre. Pavarësisht përpjekjeve për rikthimin...
Burimi:
kohajone.com